Граѓанска Опција за Македонија

Граѓанска Опција за Македонија

Konferencë për shtyp: Stop “’terorizëm në autobus”

ПРЕС-КОНФЕРЕНЦИЈА: Стоп на „автобускиот тероризам“Që në fillim do të kisha dashur të cek që Opcioni Qytetar për Maqedoninë-OQM me shqetësim i përcolli incidentet e fundit  që ndodhën në autobusin 65 mes fëmijëve të përkatsisë etnike shqiptare dhe maqedonase.

Ne atë  dhunë ashpër e dënojmë dhe kërkojmë që organet kompetente sa më shpejt ti identifikojnë dhe dënojnë autorët e dhunës

Ne të OQM e dimë që çdo prind,çdo nënë  gjat  viteve të fundit me frigë e përcjell fëmiun për në shkollë, e frigësuar nga kërcënimet për dhunë të mundshme nga njëra apo pala tjetër.

Pikërisht shembull të tillë kishte në Karposh në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski”, ku në një rrahje të tillë një i ri shqiptar u vra duke mbrojtur mikun e tij maqedonas, nga huliganët e këtij lloji.

Ne të OQM nuk duam dhe nuk do të lejojmë që të përsëriten incidente të tilla mes të rrinjve.

Ajo që neve na shqetëson është se merret përshtypje se bëhet fjalë për sulm të qëllimshëm ndaj fëmijëve të pafajshëm disa prej tyre të mitur, me shkopinj besbolli në autobusin numër 65 para fshatit Stajkovc e realizuar nga njerëz me dy vetura dhe 10 persona të maskuar.

Ky sulm mund të çojë deri në pasoja serioze në marrdhëniet ndëretnike, a veç ka dëme të tilla të cilat shihen në gjuhën e urrejtjes dhe kërcnimet që përhapen në rrjetet sociale.

Apelojm te të gjithë prindërit të ndikojn butësisht ndaj fëmive të tyre sepse urrejtja sjell vetëm gjëra të këqia. Nga ajo se si është edukata familjare sa jemi të kujdesshëm ndaj fëmive tanë nvaret edhe sjellja e tyre jasht shtëpisë. Për atë arsye OQM insiston që një pjesë të përgjegjsisë për prezentimin e këtyre problemeve ta bartin vet prindërit. Përveç saknsionimit të incidentit të fundit duhet të bëhen përpjekje maksimale për zbatimin e të gjith metodave preventive policore për ndalimin e kryersve potencial të këtyre veprave penale dhe dhunës.

Ky ‘’terorizëm në autobus” u bë kërcnim i vërtet për një jetë të qetë dhe të përbashkët në qytetin e Shkupit, është qëndrimi i Opcionit Qytetar për Maqedoninë-OQM

Споделете го линкот на социјалните мрежи
Share on facebook
Facebook
Share on google
Google
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
Linkedin